Shqipëria ka fituar arbitrazhin me kompaninë Bankers Petroleum, që zotëron koncesionin e nxjerrjes së naftës në fushën e Patos-Marinzës. Mosmarrëveshja, e dërguar në arbitrazhin e Parisit nga Bankers, lidhej me procedurën e rikuperimit të kostove sipas marrëveshjeve të lidhura me Bankers në vitin 2004, në lidhje me operacionet në fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës.