Haxhi Shala, ish deputeti dhe ish drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka pranuar fajësinë ndaj akuzave të ngritura nga prokuroria speciale e Hagës për pengim të drejtësisë. Shala u arrestua në dhjetor të vitit 2023 si pjesë e një aksioni të prokurorisë speciale nën dyshimet se ka kërcënuar dëshmitarët e thirrur në procesin gjyqësor të ngritur ndaj ish kryeministrit dhe ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.