Gjykata e posacme antikorrupsion shtyu seancën paraprake për kryetarin e Bashkise Rrogzhinë Edison Memoll, për shkak të mungesës së prokurorit të cështje Edvin Kondilli. Seanca ishte parashikuar të mbahej në orën 9.30 minuta, ndërsa u shty për një tjetër ditë, kur prokurori Kondilli të jetë i pranishëm. Edison Memolla nuk ishte i pranishëm këtë të mërkurë në seancë, por u përfaqëua nga avokatët e tij mbrojtës.