Më 15 shtator, mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të nisë paraqitjen e provave, ka deklaruar trupi gjykues gjatë konferencës statusore që u mbajt në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në seancë ishin të pranishëm, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ish-deputeti Rexhep Selimi. Mbrojtja e Thaçit deklaroi se do të ketë 11 dëshmitarë, dhe se do të duhen 35.5 orë për dhënien e dëshmisë së tyre.