Gentian Gjyli, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar e kaloi pragun e Prokurorisë së Posaçme për të dytën herë si person i pandehur. Pasi u mor i pandehur në maj të këtij viti për konsumimin e dy veprave penale, Gjyli u paraqit sërish në SPAK këtë të hënë, për të firmosur sërish një dokument, që e ngarkon atë me një akuzë të re, “shkelje e e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.