Gjykata e Posaçme vendosi që të pranojë kërkesën e Alqi Bllakos për gjykim të shkurtuar në rastin e dosjes së inceneratorit të Tiranës. Kërkesa e Bllakos u bë fillimisht në seancën paraprake në këtë proces dhe e njëjta u përsërit edhe këtë të martë nga ish sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.