Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama pati një dëgjesë me banorët e kryeqytetit, ku prezantoi projektin e buxhetit të vitit 2026. Në fjalën e tij, kryesocialisti u ndal tek rritja dhe indeksimi i pensioneve, rritja e pagës minimale në 500 euro dhe projektet në sektorin e shëndetësisë.