Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së mbrëmjes së të martës së Qeverisë në detyrë, duke e cilësuar si tendencioze dhe një ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit. Të martën, Qeveria e Kosovës reagoi ndaj vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konstatoi se nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë njëkohësisht deputetë është e kundërligjshme dhe përbën shkelje të dispozitave kushtetuese. Në reagimin e saj, Qeveria e kundërshtoi aktgjykimin e Supremes, duke e cilësuar atë si të pabazuar në ligj dhe arbitrar.