Oda Ekonomike e Kosovës, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Komerciale për të shtyrë ekzekutimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji të datës 03.06.2025. Ky njoftim ndalonte paditësin të shfrytëzonte furnizimin nga shërbimi universal. Në njoftimin e Odës Ekonomike të Kosovës, thuhet se ky zhvillim tregon qartë se bizneset kanë pasur të drejtë kur kanë ngritur zërin ndaj padrejtësive të ZRRE-së.