Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit kundër masave të sigurisë. Ish bashkëshortët bënë rekurs kundër vendimit të Gjykatës së Posaccme, që ka caktuar arrest me burg për Presidentin e Partisë së Lirisë dhe detyrim paraqitje për deputeten. Ndërkohë, në një tjetër rekurs, Monika Kryemadhi kërkon nga Gjykata e Lartë që të shfuqizojë masën e sekuestros ndaj një vile të ndodhur në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, që është bllokuar me kërkesë të SPAK dhe me vendim të të dy shkallëve të gjykatës së posaçme. Rekursi në Gjykatën e lartë është regjistruar më 26 shkurt dhe relator në këtë çështje është caktuar gjyqtari Ilir Panda. Pas shortit për relatorin, pritet që gjyqtari Panda të caktojë datën e mbajtje së seancës në lidhje me këtë çështje.