Klubi i tiranës do të vazhdojë të jetë në duart e Refik Halilit edhe për një periudhë kohe. Gjykata e Tiranës vendosi këtë të mërkurë të pëzullojë ankandin deri në shqyrtimin e plotë të cështjes. Ankandi ishte thirrur nga përmbaruesi privat që përpara pak ditësh e hapi atë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit për 1.5 milionë euro. Kjo për shkak të një detyrimi që shoqëria “Halili” i ka Darlin Prezës, trashëgimtar i një testamenti ligjor, një detyrim ky që është konfirmuar edhe nga dy vendime të gjykatës së shkallës së parë në 2015 dhe 2017