Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vendosi të mos lejojë Fredi Belerin që të marrë pjesë në ceremoninë e betimit si kryetar i bashkisë së Himarës, post të cilin e fitoi në zgjedhjet e 14 majit, ndonëse nga burgu. Pas vendimit të GJKKO-së, ka reaguar edhe ministria e Jashmte greke, që në një deklaratë zyrtare ka deklaruar se shteti shqiptar po i heq Fredi Belerit mundësinë e betimit, ndonëse pa një dënim përfundimtar, teksa përsëriti apelin për respektimin e shtetit të së drejtës.