Dy vëllezërit e akuzuar për vrasjen e Indrit Ndojit, kanë dalë mëngjesin e kësaj të hënë përpara Gjykatës së Krujës, ku janë njohur me masën e sigurisë ndaj tyre. Gjykatësi vendosi t’i lërë në burg për 60 ditët në vazhdim, dy vëllezërit Sajmir dhe Landi Miri, përkatësisht 39 dhe 18 vjeç secili.