Vendimi i gjykatës së posaçme për të mos e liruar për të kryer betimin nuk ja heq mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit, por mban situatën pezull dhe në detyrë kryetarin aktual të kësaj bashkie, Jorgo Goro. Parashikimet ligjore kërkojnë si kusht për heqjen e mandatit të Fredi Belerit një vendim të formës së prerë nga ana e gjykatës, ose fajësie, ose pafajësie. Deri atëherë, në Himari mund të konstituohet përbërja e këshillit të ri bashkiak, por jo kryebashkiaku. Detyrën e kryebashkiakut do të ushtrojë me kompetenca më të kufizuara kryetari në largim, Jorgo Goro.