Gjykata ka liruar nga burgu, Armando Sulejmanin, anëtarin e “Bandës së Gaxhait”, i cili u arrestua me bujë vetëm muaj më parë. Pas arrestimit në Durrës, dosja e Armando Sulejmanit, i njohur me nofkën ‘Çipuri’ iu kalua për kompetencë Prokurorisë së Tiranës. Por, pavarësisht faktit se institucioni i akuzës kërkoi që ‘Çipuri’ të mbahej në burg, Gjykata caktoi më 8 mars masën e sigurisë ‘detyrim për t’u paraqitur’.