Gjykata Kushtetuese vendosi të marrë në shqyrtim kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për rrëzimin e marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e dy qëndrave të pritjes së emigrantëve në Shqipëri. Gjykata vendosi pezullimin e shqyrtimit të projektligjit në Kuvend, ndërsa seanca e parë do të mbahet më 18 janar në orën 10:00.