Top News – Gjykata e Lartë shpall moskompetencën/ Kërkesa e spak për rihapjen e hetimit për gërdecin
29/06/2021 23:01

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur të shpallë moskompetencë për gjykimin e ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit. Burime për Top Channel bëjnë me dije se Gjykata e Lartë nuk ka kompetencë të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posacme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për rihapjen e çështjes. Ndaj dosja e Gërdecit do t’i kalohet Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ku pritet dhe rinisja e hetimeve dhe për ish-ministrin Fatmir Mediu. “Kolegji vlerëson se Gjykata e Lartë nuk ka kompetencë të marrë në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me subjekt revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale të Fatmir Mediut, e pushuar me vendimin e datës 14.09.2009, po nga Gjykata e Lartë, prandaj Kolegji vendos të shpallë moskomptencën lëndore dhe t’ia kalojë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Top Channel. Në fillim të muajit qershor, Gjykata e Lartë vendosi revokimin e vendimit që pengonte gjykimin e ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit. Dokumentet i kaluan gjykatës speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pritej vendimi i Gjykatës së Posaçme nëse do të linte në fuqi vendimin e 2009, apo do të çonte çështjen për gjykim. Ndërkohë avokati mbrojtës i Mediut, Ardian Visha i tha Top Channel se mundësitë për ta rihapur çështjen janë zero sepse gjykata e posaçme e shkallës se parë nuk mund të prishë një vendim të gjykatës së Lartë që në këtë rast është vendimi i pushimit të 2009. Por tashmë gjykata e Posaçme duhet të mblidhet dhe të shprehet, nisur edhe nga kërkesat e fundit të familjes Durdaj. Në rast se kjo çështje hapet Mediu do të gjykohet në bazë të postit si ish ministër që ka mbajtur, ndërkohë që tashmë ai nuk gëzon më as mandatin e deputetit.

Top News- Braho zotohet për ‘qasje të ashpër’, mesazh politikanëve të korruptuar e kriminelëve
24/12 21:54
Top Channel/ Tragjedi në Mesdhe, 116 emigrantë humbin jetën, vetëm një i mbijetuar
24/12 20:16
Top Channel/ Radhë 7 km në Kakavije, kthimi i emigrantëve në atdhe, fluks në kufi me Greqinë
24/12 20:16
Top News- Bllokohen 5 tonë djathë e 944 kg fileto pule, s’kishin etiketë shqip/ Gjobitet subjekti
24/12 20:14
Top News- Banesa merr zjarr tek Plazhi i Vjetër, flakët “përpijnë” gjithçka
24/12 20:13
Top Channel/ Universitetet,10 mijë vende bosh! Raporti: Sudentët me mesataren më të lartë,te privati
24/12 19:55
Top Channel/ Premtimi i Ramës tek Onkologjiku: 15 mln euro ekstra për barnat, kimio në rrethe!
24/12 19:51
Top Channel/ Zjarr në lagjen “1 Maji” në Vlorë, shkrumbohet plotësisht banesa
24/12 19:48
Top Channel/ Kokainë në lokale e taksi, 33 fletë-arresti për shpërndarësit e drogës në Tiranë
24/12 19:47
Top Channel/ Lirohen protestuesit, gjykata i lë pa asnjë masë sigurie
24/12 19:44
Top News – Liderët e mjekësisë estetike/ VAANMED dhe Frontera zgjerojnë bashkëpunimin për 2026
24/12 18:43
Top News- 48 pako kanabis të fshehura në shasinë/ Arrestohet 30 vjeçari, në kërkim organizatori dhe…
24/12 17:15
Top News – Shpërndanin drogë nëpër Tiranë. ‘Labirinti’ arreston 27 persona, 6 të tjerë në kërkim
24/12 15:42
Top Channel/ Kaos me trafikun në Kakavijë, emigrantët drejt atdheut për festat
24/12 15:35
Top Channel/ Nga burgu në burg, u kap në shtëpi bari në Angli, por kërkohet edhe nga Shqipëria
24/12 15:27
Top Channel/ Investimet në QSUT, Rama sheh nga afër punimet: Transformim spitalit
24/12 15:25
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata e Tiranës rrëzon arrestimin e policisë
24/12 15:23
Top Channel/ “Vendosni maskat, vaksinohuni”! Shumë të prekur nga Gripi. Rekomandimi i mjekëve
24/12 15:23
Top Channel/ Emigrantët kthehen për festa, radhë kilometrike në Kapshticë
24/12 15:17
Top Channel/ Festa e Krishtlindjes, besimtarët marrin urimin e Kryepeshkopit Joan
24/12 15:13
DIGITALB DIGITALB