Sali Berisha është shprehur i pakënaqur, teksa ka komentuar vendimin Gjykatës së Lartë, lidhur me vulën dhe logon e Partisë Demokratike, e cila vendosi për të rikthyer për rishqyrtim në Apel çështjen e vulës dhe logos së PD-së, por me një trupë të re gjykuese. Sipas ish kryeministrit me këtë vendim, gjykata nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj.