Gjykata e Lartë prish vendimin e dënimit të ish-gjyqtares Zamira Vyshka dhe e rikthen çështjen për rigjykim me trupë tjetër në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion. Në 26 janar të këtij viti, Apeli la në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish gjyqtaren e Elbasanit, e cila u shpall fajtore për akuzën “korrupsion pasiv”.