Gjykata e Lartë pranon rekursin e ish-prokurorit Aurel Zarkës, dhe prish vendimin e Apelit të Posaçëm duke e rikthyer dhe njëherë çështjen për gjykim në këtë gjykatë por me një trupë tjetër. Vendimi i Apelit të Posaçëm ishte ankimuar krahas të pandehurit edhe nga SPAK. Zarka u dënua nga shkalla e parë me 2 vite e tetë muaj burg, Por apeli I posaçëm e rikthue për gjykim në shkallë të parë nën dyshimin se ai ka vepruar si grup kriminal. Vendim ky që detyroi Zarkën ta apelonte në Gjykatën e Lartë e cila vendosi rigjykim.