Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin për emërimin e Asim Vokshit në Gjykatën e Lartë. Me dekretimin e Vokshit që vjen nga radhët e gjyqtarëve numri i anëtarëve të Gjykatës së Lartë që janë emëruar shkon në 9, duke e çuar drejt funksionimit. Në total Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 gjyqtarë.