Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Kasacionit në Itali kanë gjobitur qeverinë me mijëra euro dëmshpërblim për një grup emigrantësh ilegalë, që në gusht të vitit 2018 u ndaluan që të zbarkojnë në Itali. Anija ‘Diciotti’, me disa dhjetëra emigrantë nga vendet e Afrikës u ndalua që të ankorohej në portet italiane përmes një urdhri të dhënë në atë kohë nga ministri i Brendshëm, Mateo Salvini. Për të njëjtën çështje, Salvini u ndoq penalisht nga gjykatat dhe Palermo, por që në përfundim të procesit u shpall i pafajshëm.