Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për motrat Berisha, të cilat dhunuan me sende të forta blogeren Kela Prenga, ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit 2024. Gjykata e Tiranës dënoi me 3 vite burg Mariela Berishën, vendim i cili zbriti në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa për Antonela Berishën u caktua 3 vite shërbim prove, masë që zbriti në 2 vite nga gjykimi i shkurtuar. Mariela dhe Antonela Berisha fillimisht u shpallën në kërkim, më pas u vetëdorëzuan në polici dy muaj pas ngjarjes.