Gjykata e Elbasanit mbajti seancën e radhës në shqyrtimin e kërkesës së ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Gjici kërkon lirimin nga qelia dhe vuajtjen e pjesës tjetër të burgut në shtëpi, duke pretenduar arsye shëndetësore. Sipas avokatit të ish kryebashkiakut, ai ka probleme me zemrën, një zmadhim aorte dhe diabet të formës së rënduar.