Policia ka gjetur disa sende në një gardh metalik pranë vendit ku dyshohet se u qëllua me armë zjarri ndaj makinës në zonën e Lundrës në Tiranë, ku për pasojë mbetën të plagosur katër persona, dy prej të cilëve të mitur. Burimet pohojnë se provat u janë nënshtruar verifikimeve laboratorike, ku është rënë në gjurmë biologjike, që mund të çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.