Serbia ka mohuar përfshirjen në sulmin e ndodhur në komunën e Zubin Potokut. Ministri I Punëve të Jashtme Marko Gjuriç përmes një postimi në platformën X I cilësoi akuzat e Prishtinës zyrtare drejt Beogradit si të nxituara dhe të pabazuara në prova. “Ndërsa regjimi etno-nacionalist i Kurtit nxitoi të drejtojë gishtin drejt Serbisë pa prova, ne besojmë se akuza të tilla të parakohshme janë një diversion i qëllimshëm, i cili potencialisht tregon për përfshirjen e regjimit të Aljbin Kurtit”, shkroi Gjuriç ndërsa nënvizoi se Kosova po minon përpjekjet për dialog konstruktiv dhe se po kërkon përshkallëzim të tensioneve.