Tre shtetas janë proceduar penalisht pasi u kapën në flagrancë gjatë natës në fshatin Arrëz, në tentativë për të kryer gjueti të paligjshme. Gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, janë sekuestruar 3 armë gjahu, 4 qen gjahu dhe fishekë për to.