Deputetja socialiste dhe ish Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është zgjedhur me votim unanim si Raportuese e Përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Për herë të parë një përfaqësues i Shqipërisë duke përfshirë edhe vendet e rajonit në Këshillin e Evropës propozohet dhe votohet në pozicionin e Raportueses së Përgjithshme për dhunën ndaj grave.