Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dokumente, të cilat sipas tij, faktojnë që gjyqtarja Irena Gjoka, është dëbruar nga Greqia për falsifikim vizash, vendim ky I fshehur nga formulary I vetëdeklarimit. Ish-kryeministri, tregoi se krahas këtij dokumenti, ka të faktuar edhe autorizimin e dhënë nga gjyqtarja për avokatin Andon Koni, për ta përfaqësuar në kërkesën për heqjen e ekspulsit.