Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes, ose dhunës për dhënien e pasurisë ”. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për Rajonin Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.