Gjykata ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili përmes avokatëve të tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka. Avokatët mbrojtës kërkuan përjashtimin e Irena Gjokës për shkak të një vendimi nga KLD në vitin 1996, që drejtohej nga presidenti i asaj kohe, Sali Berisha.