Gjykata e Posaçme vleftësoi arrestimin e Jorgo Goros dhe caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa zbuti qëndrimin për ish drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë, Bilbil Aliaj nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje. Për Vezi Gjokën, ish-jurist po në ASHK-në e Vlorës, gjykata la në fuqi masën e sigurisë arrest shtëpie.