GJKKO vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij si dhe personave të tjerë të akuzuar. Në total veç Veliajt janë 28 të akuzuar, si biznensmenë por dhe shoqëri të ndryshme. Vendimi u mor nga gjyqtarja Etleva Deda, ndërsa kryebashkiaku Veliaj mësohet se nuk ishte I pranishëm në gjyqin paraprak. Ndërkohë avokatët e tij bojkotuan seancën me argumentin se ka pasur shkelje të rënda të procesit të rregullt ligjor.