Pothuajse gjysma e eksporteve të naftës dhe gazit të këtij viti ka shkuar në Kinë dhe këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Rusisë, Alexander Novak. Një pjesë tjetër, 40% i është shitur sipas tij, Indisë. Novak, portofoli i të cilit përfshin kontrollin e sektorit energjetik të vendit, tha se Moska kishte anashkaluar me sukses efektet e sanksioneve perëndimore për shkak të luftës në Ukrainë, duke devijuar furnizimet kryesisht tek dy gjigantët aziatikë.