Komunitetet fetare vijojnë të qëndrojnë kundër projektligjit për barazinë gjinore të propozuar nga socialistët, projektligj që sipas tyre cenon familjen dhe vlerat kombëtar. Në një deklaratë për mediet Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë thekson se vijon të ketë të njëjtin qëndrim me atë mbi këtë ligj. “KNFSH qëndron i palëkundur në pozicionin e tij, siç është artikuluar qartë në dokumentin e dërguar më parë institucioneve përkatëse, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave themelore të familjes, të traditës shoqërore dhe morale shqiptare, si dhe të parimeve të besimeve tona fetare, në frymën e respektit, barazisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.”, teksa kërkon dialog me institucionet shtetërore e shoqërinë civile.