Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri konfirmoi kandidatët për bashkinë e Shkodrës dhe Elbasanit. Në emisionin ‘Breaking’ në Top News, Gjiknuri u shpreh se socialistët shkojnë me Benet Becin në zgjedhjet lokale të 14 majit, me synim fitoren e bastionit historik të së djathtës, bashkisë së Shkodrës, teksa në Elbasan do të rikandidojë Gledjan Llatja përballë demokratit Luçiano Boçi.