Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Damian Gjiknuri dhe kryetari i bashkisë së qytetit, Gledian Llatja vijojnë turin e tyre elektoral, teksa këtë të hënë u ndalën në një takim me banorët e fshatit Bradashesh. Në fjalën e tij, Gjiknuri tha se Elbasani do të jetë një qendër shumë e rëndësishme ekonomike, kulturore dhe turistike në projeksionet për vitin 2030, teksa kërkoi votën konfirmuese për kryetarin aktual, Llatja.