Qeveria gjermane ka rënë dakord mbi një program bujar financimi për zhvillimin dhe shpërndarjen e një vaksine kundër koronavirusit. Ajo do të shpenzojë për këtë qëllim 750 milionë euro; gati gjysëm miliardë euro do të shkojnë për zgjerimin e kapaciteteve të eksperimentimit në vend dhe pjesa tjetër për zhvillimin e atyre prodhuese. Njoftimi erdhi pas një takimi të kabinetit, të drejtuar nga kancelarja Angela Merkel.