Posterat e kandidatit të Bashkë Fitojmë, Belind Këlliçi ku ai shfaqet duke treguar gishtërinjtë e mesit, siç thotë kundër korrupsionit të Bashkisë së Tiranës, nuk miratohet nga qytetarët në rrjetet sociale. Faqja “Xhamitë e Tiranës” në Facebook e quan jo etike nxjerrjen e posterit në ambiente publike ku kalojnë familjarë dhe fëmijë, si dhe bën thirrje për reflektim.