Bundesëehr-i gjerman ka nevojë për deri në 60,000 ushtarë shtesë në forcën aktive për të përmbushur objektivat e reja të planifikimit të NATO-s për rritjen e aftësive mbrojtëse. Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius e tha këtë në Bruksel përpara takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s ku do miratohen objektivat e reja. "Ne supozojmë se do të na duhen rreth 50,000 deri në 60,000 ushtarë më shumë në forcat e përhershme nga sa kemi sot. Dhe në të njëjtën kohë, sigurisht, do të lindë pyetja: A do të jetë e mjaftueshme kjo gjatë viteve të ardhshme?"