Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë për një vit tjetër qëndrimin e Bundesëehr-it, e cilësuar “mbrojtja Federale”, që është e përbërë nga ushtria, aviacioni dhe marina, në misionin paqeruajtës të KFOR-it për të siguruar paqen dhe sigurinë në rajon. Njëjtë si më parë, 400 ushtarë gjermanë do të mund të dërgohen për këtë mission. Zëdhënësi i qeverisë, tha se prej 25 vjetësh, Bundesëehr-i po kontribuon në stabilizimin dhe sigurimin e paqes në Kosovë. Ai theksoi se kontributi i KFOR-it është i nevojshëm për stabilizimin e sigurisë dhe konsiderohet si një shtyllë kryesore e stabilitetit në rajon."