Edhe në vitin 2025 largimi i ‘bluzave të bardha’ në Kosovë ka vijuar. Sipas Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë 90 mjekë dhe 1932 infermierë janë larguar nga Kosova. Pavarësisht se numri i ikjes së mjekëve dhe infermierëve, krahasuar me një vit më parë është më u ulët, kjo dukuri vazhdon të jetë shqetësuese për Odën e Mjekëve.