Pas Prishtinës, Ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius u ndal në Beograd, ku u takua me autoritetet më të larta serbe, teksa në një intervist ëpër median atje, shprehu shqetësim për situatën e vështirë në Ballkanin Perëndimor. Duke iu referuar pikërisht raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, Pistorius tha sheh që situata tensionohet lehtësisht dhe se qëllimi i Gjermanisë është stabiliteti në rajon.