Top News/ Gjermania ‘sfidon’ Zelenskin: Nuk do t’i detyrojë refugjatët të kthehen dhe të luftojnë
22/12/2023 12:42

Ukrainasit që jetojnë në Gjermani nuk do të preken nga telashet e Ukrainës për grumbullimin e ushtarëve për të parandaluar pushtimin rus, tha ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Buschmann, të premten. “Ne nuk do t’i detyrojmë njerëzit të kryejnë shërbime të detyrueshme ushtarake, apo shërbime ushtarake kundër vullnetit të tyre”, tha Boschmann. Ushtria ukrainase do të thërrasë 450.000 deri në 500.000 burra për të luftuar kundër Rusisë. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës është duke u bërë thirrje të gjithë ukrainasve që jetojnë jashtë vendit të kthehen dhe të mbrojnë atdheun. Duke folur të enjten në një konferencë për shtyp në Kiev, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se komandantët e tij po kërkojnë “450.000 – 500.000 trupa”, duke e pranuar se kjo çështje është “e ndejshme” dhe e kushtueshme. Komentet e tij vijnë në një kohë kur duket se po rrezikohet ndihma e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për Ukrainën. Republikanët në Kongresin amerikan e kanë bllokuar fillimisht një paketë ndihme në vlerë të 60 miliardë dollarëve për Ukrainën. Këtë javë, përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit amerikan të Shtetit, kanë thënë se planifikojnë të dërgojnë më shumë pako të ndihmës për Ukrainën, mirëpo kanë pak kapacitet për të çuar diçka përpara, në mungesë të gatishmërisë së Kongresit. Bllokada në SHBA u pasua nga një bllokadë që Hungaria i ka vendosur BE-së për një ndihmë në vlerë 50 miliardë euro për Ukrainën. Megjithatë, liderët e BE-së kanë thënë se Ukraina nuk do të mbetet pa mbështetje. Ukraina po përballet me mungesë municioni ndërkohë që kundërofensiva e Kievit nuk ka arritur rezultatet e kërkuara gjatë verës.

Top News – Marrëveshje bërthamore me Armeninë / SHBA ‘shtyn përpara paqen’, vizitë e JD Vance
10/02 15:13
Top News – Kenia do të përballet me Rusinë / Përdor shtetasit e saj në luftë, e papranueshme
10/02 15:12
Top News – Do të zhvendosë fuqinë në Evropë! Estonia lëshon alarmin: Rusia po blindohet
10/02 15:12
Top News – Sulm me sëpatë dhe çekiç / 72 vjeçari ukrainas vret 5 persona, ‘konflikt familjar’
10/02 15:11
Top News – Vendi varroset nën dy metra borë / Tre javë reshje pa pushim, të paktën 46 viktima
10/02 14:58
Top News – Kuba nuk ka më karburant / Vendi nën masa emergjente, SHBA shton presionin
10/02 14:58
Top News – Droni koreanojugor hyn në veri / Ra përtej kufirit, bastisje në agjencinë e spiunazhit
10/02 13:01
Top News – Kërkon ‘mëshirë’ nga Trump / Bashkëpunëtorja e Epstein ‘mbyll gojën’ në kongres
10/02 13:01
Top News – Trump është haptazi anti-Evropian! Macron paralajmëron përplasje të reja me SHBA-në
10/02 12:47
Top Channel/ Trump frenon Izraelin: Jo aneksim të Bregut Perëndimor, sjell trazira!
10/02 12:00
Top Channel/ Macron “gati për sherr” me SHBA-në: Të kapim momentin e Groenlandës!
10/02 11:59
Top News – Australia përfshihet nga trazirat/Përleshje të dhunshme në vizitën e presidentit izraelit
10/02 11:45
Top Channel/ Indeksi i korrupsionit, Transparency International: Më mirë në Ballkan, Mali i Zi!
10/02 11:42
Top News – Starmer nuk pranon të dorëhiqet / Nuk e braktis mandatin! Pasojat e skandalit Epstein
10/02 11:32
Top Channel/ 45 vjet për ish krerët e UCK, ish- hetuesja: Burgim i përjetshëm “pa prova”!
10/02 11:31
Top Channel/ Europa kufizon rrjetet sociale për të miturit? “Janë rritur problemet psikologjike”!
10/02 11:31
Top Channel/ Dosjet Epstein, rrezik per reputacionin e familjes mbretërorë britanike!
10/02 11:30
Top News – Do bllokojë urën e re SHBA-Kanada / Trump sulmon sërish fqinjin verior, ndarja thellohet
10/02 11:21
Top News – Paradë planetësh këtë shkurt / Spektakël në qiell, gjashtë trupa në një vijë
10/02 11:16
Top News – Qendra eksporti armësh në Evropë / Ukraina nis shitjen: Janë testuar në fushëbetejë
10/02 10:53
DIGITALB DIGITALB