Në Gjermani ka hyrë në fuqi ligji sipas të cilit meshkujt të moshës 17 deri në 45 vjeç duhet të kërkojnë miratim nga ushtria për qëndrime të gjata jashtë vendit. Akti i Modernizimit të Shërbimit Ushtarak, i cili hyri në fuqi më 1 janar, synon të forcojë mbrojtjen pas kërcënimeve nga Rusia pas pushtimit të Ukrainës. Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë konfirmoi se meshkujt e moshës 17 vjeç e lart duhej të merrnin miratim paraprak nëse duan të largohen nga vendi për një periudhë më të madhe se tre muaj. Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes tha se rregullorja kishte për qëllim të "siguronte një sistem të besueshëm për rekrutimet ushtarake, duke ngritur një regjistër me personat që janë jashtë vendit dhe jo në gatishmëri luftarake. Ligji ndryshoi në dhjetor të vitit të kaluar, teksa baza e tij është miratuar që në vitin 1956.