Gjermania është rreshtuar fuqimisht në krah të Kosovës dhe i dërguari i posaçëm i Berlinit për Ballkanin Perëndimor është nisur me urgjencë në drejtim të Prishtinës. “Dënojmë me forcë sulmin tinëzar ndaj Policisë së Kosovës. Lutjet tona shkojnë për familjen e oficerit të vrarë dhe atyre të plagosur. Grupet e armatosura ilegale duhet të ndalojnë së rrezikuari jetën e qytetarëve. Autorët duhet të përballen me përgjegjësinë’, thotë përmes një deklarate në rrjetet sociale Ministria e Jashtme Gjermane.