Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim deputetët e Parlamentit gjerman, Christian Petry nga Partia Social Demokrate (SPD) dhe Boris Mijatović nga Partia e Gjelbër. Siç njofton Zyra e Kryeministrit, deputetët gjermanë theksuan se te politikbërja gjermane do të ketë vëmendje të shtuar për Kosovën dhe rajonin, duke premtuan mbështetjen e tyre për objektivat e përbashkëta.