Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz zbuloi se ka nisur të eksperimentojë personalisht me inteligjencën artificiale në procesin e hartimit të ligjeve, duke e cilësuar teknologjinë si mbresëlënëse, por edhe me kufizime të dukshme. “Po, aktualisht po testoj një sistem inteligjence artificiale në kompjuterin tim.Madje e kam përdorur për një propozim ligjor që sapo kemi miratuar në qeveri, skemën aktive të pensioneve”, u tha Merz gazetarëve gjatë një vizite në Stuttgart. Sipas tij, IA tregoi aftësi të jashtëzakonshme në formulimin e teksteve ligjore dhe në sugjerimin e varianteve të ndryshme për draftet.