Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Burbock së fundmi ka theksuar se nuk po shikon asnjë sinjal të afërt për negociata mes presidentit rus Vladimir Putin me Ukrainën. Këto komente zyrtarja gjermane i ka bërë në një konferencë të përbashkët me me ish-kampionin botëror të boksit ukrainas Vladimir Klitschko, kur u pyet nëse negociatat me të fortin e Kremlinit do të ishin të mundshme.