“Masat e marra deri tani kanë pasur sukses; shpërthimi epidemik është aktualisht nën kontroll” deklaroi ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn. Për të parën herë në Gjermani, çdo i sëmurë i prekur nga koronavirusi infekton mesatarisht më pak se një person sipas të dhënave të Institutit prestigjoz Rober Koch.